2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Drejtori i Policisë paralajmëron ata që s’i respektojnë masat anti-Covid

Rekomandime

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, në një konferencë të mbajtur sot së bashku me krerët e sektorit të Shëndetësisë në Kosovë ku edhe janë publikuar edhe rezultatet e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka paralajmëruar se do të mbyllen ato lokale që nuk i respektojnë masat anti-COVID.

- Advertisement -

Qalaj tha se deri më tani janë bërë 11 mijë e 824 fletëparaqitje.

“Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. Kemi bërë 14 mijë 101 vërejtje qytetarëve, të cilat janë vërejtje me shkrim, të cilat janë të evidentuara në data bazat tonë. Dhe konsideroj që dhe u bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje mos të lejojnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë, masat mbrojtëse dhe të sanksionojnë të gjithë. Po ashtu së bashku me inspektorët sanitarë që të shtojnë inspektimet në operatorë ekonomikë, në lokale, markete dhe autobusë”.

Sipas të dhënave nga IKSHPK-ja edhe sot numri i rasteve dhe i të vdekurve mbetet i lartë.

- Advertisement -

Gjatë 24 orëve janë shënuar 224 raste të reja me COVID-19, si edhe 10 të vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit