1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Drenicaku qe dikur kishte rrahur Baton Haxhiun, pritet të bëhet sekretar i ministrisë së Mbrojtjes

Rekomandime

Sot në media u raportua se Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit, është shumë afër një pozitës së Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë së Mbrojtjes ku aktualisht është shef i protokollit, shkruan Insajderi.

Bazuar në raportimin e mediave, Dugolli është përzgjedhur në listën e ngushtë për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

- Advertisement -

Për pozitën në fjalë, i njejti ka vetëm një kundërkandidat i cili është Kushtrim Brahimaj, pra, ish-Zëvendës Ministër në Ministrinë e Financave gjatë Qeverisë së Haradinajt.

Emri i tij ka qenë i famshëm në media para 13 viteve. Jo për shkathtësi ushtarake ku po synon të bëhet sekretar, por për rrahje rrugëve të Prishtinës. Kishte rrahur fizikisht gazetarin Baton Haxhiu. I kishte rënë flakareshë.

Kjo është bërë publike atëkohe nga vetë Haxhiu. Ai kishte publikuar një artikull në Express, ku shkruante se në një të shtunë ishte suImuar nga 3 persona.

- Advertisement -

Arsyeja e rrahjes ishte nje shkrim i Haxhiut per vëllain e Gafurrit, Bujar Dugollin, ish-dekan në Fakultetin Filozofik.

Pra, 15 vite më parë Haxhiu kishte shkruar tekstin “Bujar Trump” në Gazeten Express kurse, Jeton Musliu kishte titulluar shkrimin ‘Ku i more Bujar 3 milion t’buta’ në të cilat raportohej se ish-ministri i Tregtisë dhe i Industrisë, Bujar Dugolli, kishte deklaruar në KQZ tre milionë euro pasuri në prag të zgjedhjeve nacionale të vitit 2007.

- Advertisement -

Atë periudhë Dugolli ishte kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet të Kuvendit të Kosovës. Në prag të zgjedhjeve, më 25 shtator 2007, gazeta “Express” pati raportuar se Dugolli kishte deklaruar pasuri të madhe në vlerë prej tre milionë eurosh, derisa pasuria e tij krahasohej me atë të vitit 2004, kur ish-ministri kishte deklaruar pasuri 145 mijë euro.

Vetëm një ditë më vonë Baton Haxhiu pati shkruar një koment me titull “Bujar Tramp”, duke u quajtur kolegë miliarderi amerikan, Donald Trump, dhe Bujar Dugolli në artin e krijimit të pasurisë. Haxhiu konstatonte se këta dy kanë zbuluar formulën si të bëhesh milioner, pa u lodhur.

Për këto tekste, Bujar Dugolli kishte ngritur padi per shpifje.

Kurse Haxhiut, akoma pa dalë vendimi i Gjykatës, shkrimet i kushtuan me rrahje, sulm e kërcënim.

“Në emër të Dugollëve”, kështu titullohej shkrimi ku flitej për një sulm që gazetari Haxhiu pati nga 3 persona, ku i përshirë ishte edhe Gafurr Dugolli.

Ai tregoi se gjatë një të shtune teksa po pinte kafe në kafenenë e preferuar në Prishtinë, dikush iu sul me kërcënime e sharje, që sipas tij ishin pa arsye.

Madje Haxhiu e cilësoi atë edhe si person që mund të jetë edhe vrasës.

“Duke përshkruar këtë figurë të këtij njeriu, e pashë që ka mundësi të jetë lehtë vrasës. Nëse nuk ka qenë dikur, ose nëse nuk ka kryer veprime të tilla. Quhet Gafurr Dugolli. Kështu më thanë. Dhe në kujtesë kishte mllefin që e shplau me sharje dhe kërcënime pa asnjë arsye. Apo, me arsyen e vetme, urrejtjen që mundi të zbrazte gjithë natën me sharje ndaj meje. Këtë herë, në emër të Dugollëve dhe në kujtesë të shkrimeve që kishte bërë dikur Gazeta Express në adresë të vëllait të tij, Bujar Dugollit”, thuhet në shkrimin e gazetarit.

Sulmi kundrejt Haxhiut, siç pohon ai u bë “Në emër të Dugollëve”.

“E pashë që ata të tre, për gjithë jetën, kishin ndërtuar një traditë kapadaillëku dhe dhune. Natyrisht të veshur me petkun patriotik, që prapa mund t’u rrinte secila fotografi patriotike me dellin e dhunës që kishin”, thuhet ndër të tjera në tekst.

Gjithashtu, në vitin 2016 i njëjti ishte arrestuar nga policia e Maqedonisë teksa kishte udhëtuar drejt Shkupit për t’u pajisur me vizë në ambasadën amerikane.

Ish-pjestari i UÇK-së, Gafurr Dugolli atë vit tha se autoritetet maqedonase po e trajtonin si shtetas të Serbisë.

“Autoritetet maqedonase po më trajtojnë si shtetas të Serbisë, edhe pse unë kam pasaportë të Kosovës”, ka thënë Dugolli për gazetën “Lajm” në Maqedoni.

Gafurr Dugolli është arrestuar me një urdhër-arrest serb për “KRlME Iufte” gjatë luftës së UÇK-së. Ndryshe, Dugolli është vëllau i ish-ministrit dhe dekanit të Fakulteti Filozofik, Bujar Dugolli dhe atasheut ushtarak të Kosovës në Shqipëri, Enver Dugolli.

Kryeministri Albin Kurti, i njejti i cili sa ishte në opozitë kritikonte rastet e punësimeve të familjarëeve, tash ka zgjedhur heshtjen dhe injorimin si opsionet ideale për këto raste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit