Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në emsionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për mundësinë e ndërtimit të një tuneli lidhës mes Pejës dhe Rozhajës.
“Një projekt shumë më i komplikuar është të bëhet tuneli mes Rozhajës dhe Pejës, ky është projekt shumë më i shtrenjtë. Është ide që ekziston për shumë vite, por askush nuk ka nisë të realizojë, nuk e di a ka pasë edhe vullnet politik për t’u realizu, por me kryeministrin Kurti do të komunikoj në këtë drejtim”, ka thënë Abazoviq.
Dritan Abazoviq thotë se është i bindur se institucionet financiare evropiane do ta financonin këtë projekt.