Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është duke qëndruar për vizitë në qytetin e Prizrenit.
Gjatë ditës ai është parë atje nën shoqërimin e ish-deputetes Emilia Rexhepi.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ai është parë duke u fotografuar edhe me qytetarët të cilët ndodheshin në Shadërvan.
Dritan Abazoviq është njëri nga shqiptarët më të zëshëm në skenën politike në Mal të Zi. Ai është kryetar i grupit politik URA, e cila është kryesisht e përbërë nga joshqiptarët.