3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dritë në fund të tunelit? Osmani dhe Kurti thonë se marrëveshja po bëhet

Rekomandime

Ndonëse pas letrave të fundit që Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i dërguan njëra-tjetrës me oferta që nuk po u pëlqejnë palëve, u pa një zbehje e madhe e një koalcioni mes tyre. Mirëpo si duket vetëm Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po i besojnë kësaj marrëveshjeje, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Osmani dhe Kurti janë shprehur optimist dhe e kanë parë të domosdoshme për të arritur marrëveshje dhe të krijojnë institucionet e reja, që tash e 100 ditë i kanë lënë peng për shkak të pazareve të tyre politike.

Vjosa Osmani, ndoshta e vetmja në LDK shpreson që të dyja palët do të hapin dyert për një shans të fundit.
“Përderisa ka vullnet dyert mund të ri-hapen dhe unë shpresoj që të rihapen ato. Kjo çështje po ndryshon në baza ditore, kështuqë siç e kam thënë unë gjithnjë synoj të shkoj nga optimizmi dhe po shpresoj që nga sot të dyja partitë të bëjnë hapa pozitiv drejt rihapjes së dyerve të bashkëpunimit, për t’i dhënë një shansë të fundit arritjes së marrëveshjes së koalicionit”, ka thënë Osmani sot para gazetarëve.

Në anën tjetër edhe Kurti nga Vetëvendosja akoma shpreson në këtë pajtueshmëri.

- Advertisement -

Albin Kurti ka thënë se pavarësisht të gjithave është e domosdoshme të arrihet marrëveshja me Mustafën dhe partinë e tij.

”E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes, jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i intertesua”, tha sot Kurti.

- Advertisement -

Kujojmë, që dje Vetëvendosje përmes një zarfi ka refuzuar propozimin e LDK’së që t’ia kthejnë kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e presidentit nga LDK’ja dhe ndarjen e ministrive 5 me 5.
Më pas kryetari Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron zyrtare..

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit