2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Driton Selmanaj: Kurti po tallet me shtetin

Rekomandime

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se i kanë dorëzuar kryeministrit Albin Kurti të gjitha dokumentet që i kanë pasur në dispozicion për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ai në emisionin “Frontal në T7, ka pranuar se nga qeveria Kurti janë kërkuar më shumë dokumente mbi procesin, por që sipas Selmanajt të njëjtat nuk i kanë pasur.

“Ne kur e kemi marr qeverinë, nuk e kemi pranuar asnjë dokument. Nuk ishte askush aty që të na jepte dokumentacion. Ata ikën. Ne kur e lamë qeverinë I pritëm dhe I dhamë të gjitha dokumentacionet që I kishim në dispozicion,. Të gjitha në detaje. Nuk kemi mundur që t’i japin diçka që nuk kemi pasur”, ka thënë ai në T7.

Më tutje, Selmanaj deklaroi se Kurti e ka përdorur vetëm si arsyetim çështjen e mosdorëzimit të dokumenteve nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Ai e cilësoi si të papranueshme dhe tallje për shtetin, këtë deklaratë të Kurtit dhënë në Bruksel.

“Ndodhë që kryeministri iK vendit dhe për taktikat e tij të papranueshme gënjen dhe thotë se unë nuk kam gjetur asgjë dhe më duhet pak kohë. Dosjen kryeministri Hoti ia ka dorëzuar ditën që e ka dorëzuar detyrën. Ata kanë kërkuar edhe diçka tjetër që ne nuk e kemi pasur. Është e pa pranueshme që të del atje Borrel dhe thotë se I duhet kohë se nuk I ka pasur disa dokumente. Kjo ishte fyerje dhe tallje për shtetin e aq më pak kur aty nuk ka pasur asgjë të vërtetë”, ka thënë Selmanaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit