1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dua Lipa flet edhe njëherë: Thjesht dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare

Rekomandime

Reagimet e shumta në lidhje me qëndrimet e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka bërë që ajo të reagoj prap përmes një postimi në Instagram.Ajo sqaron se nuk ka dashur të krijojë urrjetje, por thjesht ta përkrah vendin e saj dhe të jetë krenare me prejardhjen.

- Advertisement -

Më poshtë postimi i plotë i saj:

Postimi im i mëparshëm është keqkuptuar. S’kam menduar të nxis urrejtje, dhe ky keqinterpretim më ka trishtuar dhe zemëruar, pasi që me dashje disa grupe dhe individë po promovojnë separatizëm etnik, të cilin unë e kundërshtoj.

Kurdoherë që postoj për Kosovën, qoftë për muzikë apo ushqim, kam parë një rezistencë të ashpër ndaj idesë së kulturës autentike kosovare.Ne meritojmë të jemi krenarë për etninë tonë. Unë thjesht dua që vendi im të përfaqësohet në një hartë, gjithashtu dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare. I injkurajoj të gjithë që ta dëgjojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri.

- Advertisement -

Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë, Dua”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit