Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë shumë e përfolur ditëve të fund$it.
Një postim i bërë në rrjetin social Instagram, ku shfaqej flamuri autokton dhe deshifrimi i fjalës, bëri që artistja të komentohej mbarë botërisht për patriotizmin e saj.
Mes shumë komenteve lidhur me postimet e fundit dhe kërkesën e saj publike ndaj kompanisë Apple që ta njohë hartën e Kosovës, Dua po shijon edhe suksese të shumta në muzikë.
Kënga e saj “Don’t start now”, e cila është kënga e parë e albumit të saj të dytë që u publikua këtë vit, “Future Nostalgia”, pak ditë më parë arriti shifrën prej një miliard dëgjimeve në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Kjo këngë është kënga e katërt e Duas në Spotify që kalon një shifër të tillë dhe njëherësh i ka siguruar asaj rekordin historik si artistja e parë femër që shënon një sukses të tillë.
Tri këngët tjera që gëzojnë një sukses të tillë me nga mbi një miliard dëgjime në SPotify janë këngët: “New Rules”, “IDGAF” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.
Lajmi është shpërndarë nga faqja e njoftimeve muzikore “Pop Base” në rrjetin social Twitter, e cila citon: “Dua Lipa bëhet artistja e parë femër në historinë e Spotify-t me katër këngë me mbi një miliard klikime, pasi “Don’t start now” e arriti këtë shifër së fundmi”.
Dua Lipa becomes the first female artist in Spotify history to have 4 songs surpass 1 billion streams as “Don’t Start Now” has now reached the mark. pic.twitter.com/WYjSrJWYtf
— Pop Base (@PopBase) July 20, 2020
Përndryshe, kjo është lista me pesë emrat e artistëve me më së shumti këngë me miliarda dëgjime në Spotify:
1. Post Malone — 7 këngë
2. Ed Sheeran — 5 këngë
3. Justin Bieber — 4 këngë
3. The Weeknd — 4 këngë
3. Dua Lipa — 4 këngë.