4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Duda Balje: Shamia nuk është uniformë, vajzave me mbulesë duhet t’ju lejohet shkollimi

Rekomandime

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, tha se janë të vendosur që t’ju lejojnë shkollimin të gjitha vajzave me mbulesë.

- Advertisement -

Balje në Info Magazine bëri të ditur se sot kanë riaktualizuar këtë temë në komision dhe do të kenë takim me ministren e Arsimit për të bërë ndryshimin e udhëzimit administrativ për çështjen e mbulesës në shkolla, njofton Klan Kosova.

“Unë jam kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe nga pozita ime bashkë me 10 deputetë e kemi hap këtë teme dhe kemi hapur iniciativë që vajzat me mbulesa të hyjnë në shkollë. Disa prej shkollave në nivelin lokal drejtorët kanë lejuar shkollimin për vajzat me mbulesë ndërsa disa të tjerë jo”.

“Secila vajzë ka të drejtë të shkollohet edhe ato me mbulesë. Ne jemi shumë të vendosur për këtë gjë edhe opozita edhe pozita jemi në një vijë dhe besoj që në këtë mandat do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Do të kërkojmë të ndryshojë udhëzimi administrativ dhe do të kemi edhe takim me ministren e Arsimit”, tha Balje.

- Advertisement -

Deputetja Balje tregoi se me Kushtetutë ndalohet përdorimi i uniformës fetare në institucionet shkollore teksa theksoi se shamia nuk do të jetë kurrë uniformë.

“Udhëzimi administrativ thotë se ndalohet uniforma fetare dhe shamia nuk është uniformë. Vajzat vet janë duke vendosur ose më prindërit por kryesisht vet vendosin për t’u mbuluar. Shamia nuk do të jetë kurrë si uniformë dhe këtë nuk duhet të trajtohet si uniformë, unë nuk do ta pranoj kurrë këtë”.

- Advertisement -

“Mendimet janë të ndryshme por Kushtetuta si akti më i lartë shtetëror dhe unë si kryetare e Komisionit kërkoj që secilës vajzë t’i respektohet e drejta për shkollim”, theksoi deputetja Balje.

Balje theksoi se të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni si ka pozita ashtu edhe nga opozita janë pro lejimit të shkollimit për vajzat me mbulesë.

“Nëse ne nuk edukojmë vajzat do të kemi probleme shumë më të mëdha në shtet sesa shaminë”, tha mes tjerash Balje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit