4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Dugolli: Edhe po ta kishim Shtëpinë e Bardhë s’mund ta menaxhonim më mirë krizën

Rekomandime

Për shkak të mungesës së kuorumit, sot në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi vendimi i qeverisë për masat emergjente për furnizim me energji elektrike.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Enver Dugolli seancën e sotme e cilësoi si një mish-mash.

- Advertisement -

“Në vend se të përfundonim ashtu siç e do rendi dhe nevoja, që të votonim për këtë vendim të qeverisë, për të cilin në fillim opozita akuzonte qeverinë që është vonuar, ajo e shtroi debatin dhe kur erdhi në përfundim, nuk morën pjesë në votim fare. Kjo është një hipokrizi e tyre”.

Dugolli u shpreh se për një periudhë mbi 20-vjeçare nuk është menduar sektori i energjisë si i rëndësishëm dhe se qeveritë e kaluara është dashur të investonin aty.

“Termoelektranat në Kosovën A dhe B janë shumë të vjetra, teknologjia e prodhimit të energjisë është shumë e vjetër dhe në mungesë të investimeve kapitale të qëndrueshme, kemi ardhur në një situatë që nuk mund të parashikojmë se kur mund të dalin prej funksionit sepse janë të stërvjetëruara”.

- Advertisement -

Megjithatë, ai për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, tregoi se kur mund të pritet një zgjidhje për çështjen e energjetikës.

“Në gjashtëmujorin e parë të vitit që po vjen do ta kemi edhe strategjinë e energjisë, ku do të dimë përfundimisht limitet dhe kahjen tonë”.

- Advertisement -

Përveç tjerash, Dugolli deklaroi se edhe po ta kishin marrë qeverinë e Shtëpisë së Bardhë, nuk do të mund ta menaxhonin më mirë këtë situatë të rëndë, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit