3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Duhet me hy brenda” – Gazetari Krasniqi pyet hoxhallarët se si bëhet fëmija

Rekomandime

Në emisionin Pressing në T7 po flitet për deklaratën e fundit të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e cila deklaroi se preferon të lind një fëmijë pa burrë.

Kjo deklaratë nxiti debat publik, ndërkohë që hoxhallarët Hysamedin Abazi dhe Osman Musliu kanë polemizuar me gazetarin Vullnet Krasniqi për rolin vlerat konservatore dhe ato liberale.

- Advertisement -

“A është traditë ajo ku shitet femra tek burri”, pyeti Krasniqi hoxhallarët të cilët ia kthyen se kjo praktikë nuk është traditë fetare apo shqiptare.

“Nuk është ajo as tradita fetare e as shqitpare. Nuk duhet ta marrim blanko. Duhet të ecim me kohën, e kur bëhet fjala që të ecim me natyrshmërinë tonë ashtu sic na ka krijuar Zoti, prej kohës së Ademit familja është krijuar nga burri dhe gruaja”, ia ktheu Abazi.

“Cka do të thotë prej kohës së Ademit. Si duhet të krijohet familja?”, ia ktheu përsëri Krasniqi.

- Advertisement -

“Duhet një burrë dhe një grua”, foli kësaj radhe Musliu.

“Burri duhet me hy brenda? Apo jo?”, pyeti edhe një herë me sarkazëm Krasniqi.

- Advertisement -

“Familja moderne dhe tradicionale nuk janë në kundërshtim me Islamin. Por duhet ta dini se fanatizmat shqiptarë nuk janë në linjë me Islamin. Gruaja para 14 shekujve me islamin ka pasur të drejtë në pronë”, e përfundoi Abazi. /Gazeta Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit