5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Duhet me i hedh”, Ferdonije Qerkezit uji ia dëmton kujtimet e djemve

Rekomandime

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shumë përmbytje në Kosovë, me ç’rast janë bërë edhe dëme të mëdha materiale.

- Advertisement -

Vërshimeve nuk i shpëtoi as shtëpia muze e Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila në luftën e Kosovës ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë.

Gjendja në shtëpinë e saj është mjaft e trishtë, ku uji ka depërtuar në podrumin e shtëpisë, aty ku po i ruante mjetet e punës së djemve të saj.

“Mbrëmë prej orës 8 ka fillu kthimi i kanalizimit deri sot në mëngjes, tash ka nisë pak me u largu, edhe para dy ditëve tjera ishte shi i madh. Mbrëmë jam frikësu se do të hyjë edhe në katin e parë. Janë mjetet e djemve që i kam ruajt në podrum. Mjetet e fëmijëve që kanë punuar në qebaptore janë dëmtuar”, tha ajo për Tv Syri Vision.

- Advertisement -

Po ashtu ajo tregoi se nuk ka pasur ndihmë nga askush dhe se gjërat e djemve të cilat u dëmtuan duhet t’i gjuajë.

“Kati i parë është në gjendje të rregullt. Nuk kom pas ndihmë nga askush. Kur të largohet uji do të kërkoj ndihmë që të pastrohet vendi, me i kqyr këto që janë dëmtu. Duhet me i hedh këto, s’kam çka me ba tash”, përfundoi ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit