0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Durrësi pëgatitet pë sezonin turistik, ka dy lajme të mira për kosovarēt

Rekomandime

Në Durrës kanë filluar përgatitjet për sezonin turistik të verës.

- Advertisement -

Kufizimi i lëvizjes si mbrojtje nga COVID-19, gjatë sezonit turistik do të largohet, ndërsa çmimet këtë vit në Durrës do të jenë mesatare dhe të përballueshme për turistët.

Nga këtu është bërë thirrje që Kosova dhe Shqipëria ta kenë destinacion njëra-tjetrën sa i përket sezoneve turistike, derisa thanë se Shqipëria përveç pandemisë është ballafaquar edhe me tërmetin, raporton EO.

Muhamed Kurmemi nga “Harmonia Hotel Group”, tha se tashmë kanë nisur përgatitjet e sezonit turistik, duke shtuar që gazetarët të përcjellin pozitivitet tek qytetarët e Kosovës në mënyrë që t’i kalojnë pushimet në Shqipëri.

- Advertisement -

“Durrësi dhe ne kemi filluar përgatitjet për sezonin turistik pavarësisht që nuk e kemi kohën në favorin tonë, dhe t’i përcjellin pozitivitet qytetarëve të Kosovës dhe ti presim ne në Durrës”.

Azem Bujupi nga “Trip to Albania”, tha se për qëllim kanë prezantimin e vendeve shqiptare tek turistët e huaj.

- Advertisement -

“Ne do të mundohemi që të promovojmë turizmin bregdetar dhe malor. Ne jemi në turin e tretë të organizimit nesër do të vazhdojmë në Vlorë, pastaj në Sarandë, Ksamil dhe Dhërmi. Ne kemi marr përsipër për të promovuar një herë e mirë dhe ne jemi në lëvizje milimetrike dhe qëllimi është që ta prezantojmë vetën tonë tek të huajt apo te turistët e huaj që duhet ta vizitojnë vendin tonë”.

Arianit Cera nga Këshilli i Qarkut Durrës, tha se përveç pandemisë janë ballafaquar me tërmetin. Ai tha se në sezon do të hiqet edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

“Ne kemi kaluar një sezon të vështirë pasi që kemi pasur edhe tërmetin pastaj edhe pandeminë por ne jemi mbështet tek turistët kosovarë dhe ata i kemi pasur gjithmonë në krahë. Orari i kufizimit do të largohet pasi që ka qenë deri në ora 22:00”.

Në anën tjetër, Skender Thaçi, nënkryetar i Odës Hoteliereve dhe Turizmit të Kosovës, ka kërkuar nga shqiptarët që destinacion për sezonin turistik malor ta kenë Kosovën.

“Shpresoj në një bashkëpunim në interesin e dy anshëm, ju siç e thatë në Durrës por edhe në Rugovë dhe do të përpiqemi që ti gërshetojmë gjërat dhe uroj që Shqipëria ta ketë destinacion i duhur në Kosovë”.

Enkleona Kondi tha se janë marr të gjitha masat anti-COVID.

“Ne jemi mbështetja më e madhe që mund të bëjmë secili prej nesh dhe uroj që ky vit të jetë më i zhvilluar. Mbi 80% e punëtorëve të Hotelsve në Durrës janë vaksinuar. Në 2020/2021 është bërë një rishikim i çmimeve derisa i kemi marr disa çmime kë të përballueshme dhe kemi tarifa shumë konkurrente dhe jemi me tarifa ekonomike dhe çmime mesatare dhe jo të larta”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit