1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dy arsyet pse kryediplomati rus po e përmend shpesh Kosovën

Rekomandime

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu tha se Serbia, me ndihmën e Rusisë po e pengon Kosovën drejt anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.

Derisa ka folur në konferencën e Lidershipit në Ballkan “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale e Paqes, Moisiu tha se zgjatja pafund e konfliktit të ngrirë në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk i shërben stabilitetit rajonal.

- Advertisement -

Sipas ish-presidentit të Shqipërisë, edhe vet Bashkimi Evropian duhet t’i vë rregulla shteteve anëtare ndërkohë shtoi se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare është frymëzim për politikanët serbë.

“Bashkimi Evropian duhet t’u vë rregulla shteteve anëtare, është një bashkim vullnetar, ka parimet e veta, por për problemet themelore duhet të kemi mirëkuptim. Sepse janë jo pak, por pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kjo mungesë për mendimin tim është anomali por frymëzuese për politikanët serbë, politikanët rusë, po të shikojmë Lavrov shpeshherë përmend Kosovën, nuk merret vesh nëse e përmend si monedhë shkëmbimi apo si fakt historik, mund të jenë të dyja”, tha ai.

Moisiu tha se lidhja e serbëve me rusët, kundër Kosovës, është duke vazhduar dhe po e pengojnë shtetin drejt rrugës ndërkombëtare.

- Advertisement -

“Megjithatë për fat të keq lidhja midis rusëve dhe serbëve për Kosovën vazhdon, rusët bëjnë përpjekje diplomatike në shkallën ndërkombëtare për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare. Ndërsa nga ana e serbëve organizohen provokimet e vazhdueshme në kufi me Kosovën dhe për të mbajtur gjallë një konflikt të ngrirë, sepse ky është një konflikt i ngrirë. Tani, shtrohet pyetja sa do të vazhdojë kjo gjendje dhe duhet lejuar më tej, sigurisht që nuk duhet lejuar, për këtë duhet të angazhohen të gjithë, të gjithë jemi të shqetësuar për këtë punë, po e përsëris nuk kemi për të krijuar tensione të panevojshme por edhe zgjatja pa fund nuk ka kuptim dhe nuk i shërben stabilitetit të rajonit”, tha ai.

Moisiu tha se deklaratat e serbëve se “Kosova është Serbi” nuk kanë kuptim as historik.

- Advertisement -

“Shohim Serbia armatoset, armatoset nga Rusia, tani edhe nga Kina, nuk e di tani nga kush trembet, sepse vendet që e rrethojën janë Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, pjesa dërrmuese e tyre është në NATO, nuk kemi ndërmend as të kërkojmë, as të marrim gjë, atëherë pse, një kohë kur dihet se ideja ushtarake e vendeve autoritare është që do të mbrojmë minoritetet aty ku janë. Këto të gjitha ne duhet të na shqetësojnë, duhet të vëmë rregull edhe në të folur, edhe në të ndikuar edhe në të vepruar”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit