1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dy ditë në Bruksel: Kaq para shpenzuan Kurti e Bislimi për hotel, avion e mëditje

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi më 28 dhe 29 prill të këtij viti kanë qëndruar në Bruksel, ku kanë zhvilluar disa takime zyrtare.

- Advertisement -

Por, për këto dy ditë Kurti dhe Bislimi kanë bërë edhe disa shpenzime, për hotel, avion e mëditje.

FaktePlus përmes një kërkesë zyrtare ka siguruar edhe disa nga shpenzime që i kanë bërë Albin Kurti dhe Besnik Bislimi.

Siç është njoftuar nga zyra e kryeministrit, ata për dy ditë kanë shpenzuar 1 mijë e 840 euro.

- Advertisement -

Ajo që bie në sy në këto shpenzime është se si Besnik Bislimi ka shpenzuar më shumë para se sa shefi i tij, Albin Kurti.

“Albin Kurti ka shpenzuar në akomodim 420 euro, kurse për bileta 397 euro. Gjithsej 817 euro e 97 cent. Ndërkaq, Besnik Bislimi ka marrë mëditje 355 euro, ka shpenzuar në akomodim 390 euro dhe 277 euro në bileta. Në total ka shpenzuar 1 mijë e 22 euro e 59 cent”, ka treguar zyra e kryeministrit.

- Advertisement -

Mirëpo, kjo zyre nuk i ka treguar të gjitha shpenzimet që janë kërkuar nga FaktePlus.

Në kërkesën që ka dërguar redaksia janë kërkuar edhe faturat e shpenzimeve për dreka dhe darka. Po ashtu është kërkuar edhe fatura për shpenzimet që kanë bërë stafi përcjellës që kanë qëndruar në Bruksel.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit