Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi Ministria e Mbrojtjes.
Bëhet fjalë për Iliriana Bunjakun dhe Ardit Deliun.
Iliriana Bunjaku gjithashtu do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni si kadetja më e mirë.
“Njoftojmë mediat se sot me datën 09.04.2021 në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST” të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve në ora 11:45 sipas kohës së Kosovës. Në këtë ceremoni do të diplomohen edhe dy kadetë të FSK-së: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu. Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtar” , thuhet në njoftim.