3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Dy myslimane theren me thikë në Paris nga disa franceze që bërtisnin “arabë të ndyrë”

Rekomandime

Policia franceze ka arrestuar dy të dyshuara pas dyshimeve për sulme raciste ndaj dy femrave me përkatësi fetare myslimane. Dy gra myslimane u ‘goditën vazhdimisht me thikë’ nën Kullën Eiffel të dielën. Policia e Parisit tani ka konfirmuar se një hetimi po vazhdon. Kjo po ndodh për shkak së vrasjes së mësuesit, i cili tregoi karikaturat në klasë të profetit Muhamed.

Dy gra myslimane u goditën me thikë në mënyrë të përsëritur duke shkaktuar plagë të rënda trupore nën Kullën Eiffel mes tensioneve në rritje në Paris pas prerjes së kokës së një mësuesi javën e kaluar. Policia franceze ka arrestuar dy të dyshuara femra pas sulmeve të dyshuara raciste, të cilat pretendohet se bërtisnin me fjalët ‘arabët e ndyrë’.

- Advertisement -

Ato përshkruhen si gra me ngjyrë të bardhë, që kanë shfaqur urrejtje raciste prej rastit të fundit në Francë. Për momentin, ato janë në paraburgim për dyshime rreth vrasjes në tentativë, shkruan Daily Mail.

Ky sulm ndaj këtyre femrave me përkatësi fetare myslimane erdhi pasi mësuesi i historisë, Samuel Paty, u vra nga një nxënës për shkak se ai kishte shfaqur karikaturat e profetit Muhamed në klasë.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po punon për një projektligj për ta adresuar çështjen e radikalëve islamikë, për të cilët autoritetet pretendojnë se po krijojnë një shoqëri paralele jashtë vlerave franceze.

- Advertisement -

Viktimat e sulmit që u goditën vazhdimisht me thikë në kryeqytetin francez janë identifikuar si gra franceze me prejardhje algjeriane, të quajtura Kenza, 49 vjeçe, dhe Amel, e cila është disa vjet më e re.

Ky sulm ndaj përkatësive fetare nga ana franceze është i dënueshëm dhe organet përkatëse ligjore janë duke e hulumtuar këtë rast, shkruan dailymail.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit