-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dy njoftimet e Kurtit për bisedat me Escobarin, detaji që duhet të vëreni

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, brenda dy javësh ka zhvilluar dy biseda telefonike me përfaqësuesin e lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe njëherit të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Për këto biseda shefi i ekzekutivit kosovar ka njoftuar përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter.

- Advertisement -

Por ajo që vihet re në këto dy njoftime, është përshkrimi dhe synimi i finalizimit të procesit të negociatave me Serbinë.

Kurti në njoftimin e datës 19 nëntor ka thënë se kanë biseduar për dialogun që si rezultat qendror duhet të ketë njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ndërsa në njoftimin 3 dhjetorit, Kurti thotë se kanë biseduar për një dialog me principe që do të dërgojë në një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

- Advertisement -

Këto dy fraza “njohja reciproke” dhe “marrëveshje ligjerisht e obligueshme” janë ato që bëjnë dallimin në mes të SHBA’së dhe Bashkimit Evropian.

Se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke është qëndrim zyrtar i Washingtonit, por emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një dëshmie para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, në tetor të këtij viti kishte bërë një formulim pak më ndryshe duke thënëse do të ishte e preferueshme që finalja të jetë me njohje reciproke.

Ndërkohë kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, asnjë zyrtar në Bruksel nuk e përmend togfjalëshin “njohje reciproke”.

Sa herë pyetën për rezultatin e marrëveshjes finale, zyrtarë të lartë e ndërmjetësues të BE’së thonë se duhet bërë një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe “ligjërisht të obligueshme”. Procesi i negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë aktualisht ka ngecur.

Që pas zhvillimeve të fundit në veri, s’ka pasur një takim të nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, derisa Borell ka treguar se e do një të tillë para Krishtlindjeve. Për një gjë të tillë është angazhuar Miroslav Lajcak që ka takuar para pak ditësh Kurtin e Vuçiqin, madje edhe ka qëndruar për vizitë edhe në Prishtinë, por nuk dihet nëse ka pasur rezultat.

E kryenegociatori, Besnik Bislimi, ka treguar se janë vendosur afate për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, dhe se të njejtat përkojnë me fundin e mandatit të Kurtit si kryeministër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit