2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dy persona i marrin jetën turkut, gruaja publikon emrin: Ky është shqiptari që më vrau burrin!

Rekomandime

Sonya K, 28-vjeçe në gusht të viti 2019 humbi bashkëshortin e saj, pas disa të shtënave me armë.

Policia, hetoi ngjarjen dhe pas disa kohësh i ktheu asaj sendet personale të burrit, në një qese, por në atë kohë nuk vuri re asgjë të veçantë.

- Advertisement -

Në qesen plastike të komisionit të vrasjeve ishin karta të ndryshme ID të viktimës Emrah K. 24-vjeç.

Por disa kohë më vonë, Sonya vuri re që në pjesën e përparme të qeses kishte një emër krejtësisht tjetër, Andreas T. Ky ishte emri i vrasësist të burrit të saj.

Si ndodhi vrasja e Emrah?

- Advertisement -

Në datën 8 gusht, rreth orës 3 të mëngjesit në Georg-Schumann-Strasse, në restorantin “Zum fröhlichen Zecher” dy burra debatuan me Emrah K.

Papritmas ata nxjerrin pistoleta dhe hapin zjarr ndaj turkut. Të paktën gjashtë të shtëna u regjistruan, duke goditur në gjoks babanë e dy fëmijëve. Kështu turku Emrah K. ndërroi jetë menjëherë.

- Advertisement -

Një ditë më vonë, policia sulmon shtëpinë e njërit prej vrasësve të dyshuar. Por shqiptari Andreas T., prej kohësh është në kërkim.

Aktualisht Sonya K. është shumë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë:

“Nuk dija çfarë të bëja më pas. Në fillim u gëzova që mora çantën me letrat. Kështu që unë të paktën mund ta kisha burrin tim të varrosur në Turqi.”

Por më pas ajo filloi të hulumtojë dhe zbuloi vrasësin e burrit të saj.

“Unë nuk kisha dëgjuar kurrë më parë atë emër nga policia.”

Sonya është e bindur se shqiptari Andreas T është vrasësi i burrit të saj, pork a një pyetje për policinë: “Nëse e dini emrin e djalit, pse nuk e kapni më në fund? ”

E pyetur nga BILD, policia nuk pranoi ta komentonte rastin, por tha se ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit