Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se dy rastet pozitive me koronavirus në Skenderaj, që janë edhe të parat në këtë komunë, janë nga fshati Burojë.
Të dy të prekurit janë me mbiemrin Thaçi, ka bërë të ditur Jashari në Facebook.
Nga Buroja e ka prejardhjen edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Njoftimi i Jasharit:
Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.
Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.
Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!
Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!
Ju lutem të qëndroni në shtëpi!
Bashkë do t’ia dalim!