Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Serbisë, të cilët nga njësiti policor janë hasur me automjetin e tyre në të cilin automjet kishin pas të ngarkuar 3.5 ton pemë dhe perime të ndryshme.
Arrestimi ka ndodhur në fshatin Tresavë të Leposaviqit.
- Advertisement -
Sipas policisë, të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë.
Pas intervistimit të të dyshuarve, janë ndërmarrë të gjitha veprimet policore sipas udhëzimeve të prokurorit.