1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Dy ushtarët e UÇK’së marrin përsipër rregullimin e memorialit të ushtarëve amerikanë që vdiqën në Kosovë

Rekomandime

Dy ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ridvan Tahiri-Riki dhe Hamit Alemdar me shokë kanë marrë përsipër rregullimin e memorialit të dy ushtarëve amerikanë që ranë gjatë misionit të tyre me 5 maj të 1999, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

David A.Gibbs dhe Kevin L. Roichert që ranë gjatë misionit të tyre në Kosovë, ju ishte shkatërruar memoriali i vendosur në Prizren, në vendin ku ata vdiqën.

Por, me një nismë të gazetarit Milot Hasimja, ky memorial do të rregullohet me ndihmën e dy ish-ushtarëve të UÇK’së me shokë.

Postimi i plotë nga gazetari Hasimja:

- Advertisement -

Memoriali i shkaterruar i David A. Gibbs dhe Kevin L. Roichert, dy ushtarë amerikan te cilet me 5 maj 1999 dhanë jetën në Prizren për këtë vend do të rregullohet nga ushtaret tanë
Ridvan Tahiri Riki dhe Hamit Alemdar me shokë.
Flm Arbnor Morina qe e ngrite kete pune, nese behemi bashke gjithcka eshte e mundur….bravoooo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit