3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dy viktimat e sotme të koronavirusit në Kosovë, kishin probleme të rënda shëndetësore

Rekomandime

Një burrë 59-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare janë dy viktimat e fundit në Kosovë të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të prekur me Covid 19 në Kosovë.

Rreth orës 03:00 raportohet se ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

- Advertisement -

Ndërkohë në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, ga fshati Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

Ndërkohë javë më parë ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër kosovarë i infektuar me Covid 19, 82-vjecar nga rajoni i Podujevës.

Ndërkohë që na muaji shkurt e deri më sot zyrtarisht janë të infektuar 145 persona. Nga ta janë shëruar 23, ndërkohë që të vdekur janë 3 persona të tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit