11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Dyshimi i Kusari-Lilës për Haki Abazin: Hidhërimin e ka me diçka tjetër

Rekomandime

Kryetarja e grupit të VV-së në Kuvendin e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka komentuar deklaratat e Haki Abazit të bëra në hollin e Kuvendit të Kosovës e ku hedh akuza ndaj saj.

Abazi, që është deputet i VV-së, është shkarkuar nga posti i kryetarit të komisionit për politikë të jashtme, ndërsa ai ka hedhur akuza ndaj Kusari Lilës që po ngulfat fjalën e lirë brenda VV-së së bashku me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

- Advertisement -

“Nuk kemi fuqi edhe po të duam unë dhe Saranda që të ngulfasim fjalën e lirë brenda VV-së”, tha ajo në emisionin Pressing në T7.

Abazi po ashtu i ishte referuar Kusari Lilës si “çadra e Gadafit” dhe ka thënë se ajo ka shkatërruar edhe grupe tjera parlamentare para VV-së. Por kjo mendon se hidhërimi i Abazit është me diçka personale.

Dy vjet janë në pyetje. Cilat janë iniciativat që i ka marrë. Kjo nuk qëndron. Nuk jam marrë me të në nivel personal. Konsideroj se është shpërthim i pakënaqësisë që ka pasur në vazhdimësi që është çështje e hidhërimit të tij në diçka tjetër. Të thirresh në deklarata të aktivistëve të VV-së, pastaj të akuzohesh kryeministrin, ministrin, koordinatore. Kryetaren e grupit të VV*së, nënkryetaren e Kuvendit e të tjera. Duke qenë se është sulm personal dhe janë të paqëndrueshme. Kemi qenë në listë të përbashkët në dy palë zgjedhje. Për të njëjtat kauza unë kam dalë përpara. Unë kam qenë numër 18 në listë e ajo 19. Unë kam dalë e 8-ta në votime e ai i 58-ti. Pra kush ka më së shumti përkrahje brenda VV-së është e ditur”, tha ajo. /Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit