4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Dyshohet edhe për një të vdekur në Infektivë, 5 viktima vetëm sot

Rekomandime

Pesë persona me COVID-19 dyshohet se kanë vdekur sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

- Advertisement -

Katër persona u raportuan më herët në medie mbështetur në burime, ndërsa dyshohet edhe për viktimën e pestë ose të 13-të brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Pesë rastet e raportuara ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Në rast të konfirmimit, numri i të vdekurve me COVID-19 në Kosovë shkon në 71.

- Advertisement -

Në mesin e viktimave të sotme nga COVID-19, dyshohet për një 70 vjeçar, familjarët e të cilit thonë se ai ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve.

Vajza e të ndjerit ka treguar se dyshon që oksigjeni, të cilin e ka marrë babai i saj nuk ka qenë në rregull, derisa ka thënë se mjekët nuk janë kujdesur për të.

- Advertisement -

Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva, e cila prej orëve të mëngjesit është rrethuar nga Policia e Kosovës.

“Të gjitha viktimat kishin edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare”, ka thënë një zyrtar i QKUK-së.

Deri tash në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 356 persona ndërsa janë shëruar 1 mijë e 874

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit