0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dyshohet për tre të prekur nga koronavirusi, ky është lajmi i fundit që vjen nga SHSKUK

Rekomandime

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar tre pacientë të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi.Sipas SHSKUK-së persona që po trajtohen në QKUK kanw ardhur nga Italia.

- Advertisement -

Tutje, në njoftimin tyre thuhet se nuk ka nevojë për panik pasi janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit