-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dyshohet se inspektori i Komunës së Prishtinës u vra me armë zjarri

Rekomandime

Mbrëmjen e së mërkurës në afërsi të Liqenit të Badovcit, në rrugën Graçanicë – Gjilan, është gjetur një person pa shenja jete. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se viktima ishte inspektor i Komunës së Prishtinës. Ndërkaq Prokuroria ka thënë për Express se dyshimet e para janë se viktima është qëlluar me armë zjarri

“Në trupin e tij ka pasur plagë të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Do të presim dëri në raportin e mjekëve ligjorë për autopsi”, ka thënë Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

- Advertisement -

Po ashtu, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, rastin e ka cilësuar si vrasje.

“Fshati Mramor, Prishtinë 18.12.2019-19:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në pyll viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ku shihet se viktima është qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori public”, theksohet në raportin e policisë.

Ndërkaq edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në statusin e tij në Facebook ka thënë se inspektori N. Rr. Është qëlluar me armë zjarri.

- Advertisement -

“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli. Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti iu ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të zbardhet rasti dhe kryesir e veprës të sillen para drejtësisë.

- Advertisement -

“Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë. Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili tha se janë duke u bërë hetimet e nevojshme për të mësuar shkaqet e vdekjes.

“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës. Njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti”, tha Hoxha./Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit