2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dyshohet se vrau të dy prindërit në Prizren, ky është lajmi i fundit për djalin nga Suedia

Rekomandime

Pushimet nga Suedia në Kosovës dolën të jenë të fundit për ta. Durim e Suada Hadrin dyshohet se i vrau djali i tyre Adriatiku në fund të muajit janar të këtij viti.

- Advertisement -

35 vjecari arriti të ju shpëtoj organeve të rendit në Kosovë, duke u arratisur në Suedi.

Por, pavarësisht largimit nga Kosova Adritatik Hadri, arrestimit nuk arriti ti shpëtoj.

Ai është kapur nga autoritetet suedeze, ndërsa ky shtet nuk do ta ekstradoj atë në Kosovë, pavarësisht se këtu është vendi ku dyshohet se është kryer krimi.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e konfirmon edhe ministrja e drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu.

Se ndjekjen e të dyshuarit për vrasjen e prindërve e kanë marrë përsipër suedezët e konfirmojnë edhe në Prokurorinë Themelore në Prizren.

- Advertisement -

E ministrja e drejtësisë në detyrë Albulena Haxhiu thotë se Kosova do të ofroj secilën ndihmë që autoritetet suedeze kërkojnë, për zbardhjen e këtij rasti.

Ndërkohë, organeve të ndjekjes në Kosovë, punën po ua vështirëson mungesa e të qenit anëtarë i organizatave ndërkombëtare.

Juristi Kushtrim Palushi, thotë se çështjet e ekstradimit janë të rregulluara me marrëveshje bilaterale mes shteteve.

Në anën tjetër Albulena Haxhiu, thotë janë duke punuar intezivisht për marrëveshje të reja me shtete të BE-së për ekstradim.

Kosova deri më tani ka marrëveshje për ekstradim me Gjermaninë, Italinë SHBA, Hungarinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit