-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E dhimbshme/ Gruaja shtatzënë që u fotografua duke u evakuuar nga spitali i bombarduar, humb jetën bashkë me foshnjën

Rekomandime

Një grua shtatzënë e cila u fotografua duke u evakuuar nga një maternitet i bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol, ka vdekur bashkë me foshnjën e saj.

Ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër pas sulmit rus javën e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve AP.

- Advertisement -

Ndërsa mjekët u përpoqën ta shpëtonin dhe duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj, thuhet se ajo bërtiti: “Më vrisni tani”.

Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, tha kirurgu Timur Marin, i cili shtoi: “Të dy vdiqën”.

- Advertisement -

Duke u fokusuar tek gruaja, “më shumë se 30 minuta reanimim i nënës nuk dhanë rezultat”.

“Të dy vdiqën”, ka bërë të ditur kirurgu.

- Advertisement -

Një grua tjetër që ishte në ndërtesë në atë kohë, blogerja e bukurisë Mariana Vishegirskaya, tha se “xhamat, kornizat, dritaret dhe muret u shpërthyen” kur filloi sulmi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit