1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

E dhimbshme: Nuk ka vend për varre, ukrainasit i varrosin familjarët në parqe

Rekomandime

Viktimat në qytetin Marioupol një pjesë e madhe e tyre janë varrosur në parkun e fëmijëve në këtë qytet, pasi që nuk ka më vend në varreza.

“Vendet që kishin qenë gjithmonë plot të qeshura – tani duhet ta ndajnë hapësirën me hidhërim”, shkruajnë mediat ukrainase.

- Advertisement -

Qyteti Marioupol është ndër objektivat kryesore të pushtimit nga forcat ruse, por edhe pas javës së katërt të luftimeve, ky qytet ende mbetët nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

Marioupol raportohet se tani më është një qytet fantazmë, i shkatërruar tërësisht nga bombardimet ruse duke lënë prapa mijëra viktima civile.

Lufta për të marrë Marioupolin është e rëndësishme për forca ruse, pasi që nga aty e kanë nën kontroll të plotë detin Azov, dhe në pjesën veriore mund të kontrollojnë tërë zonën e Donbasit, dhe nga aty të bashkohen më njësitet pro-ruse dhe të futën në brendësi të territorit ukrainas.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit