Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar 119 miliardë dollarë dëme në ekonominë e Ukrainës, tha sot zëvendësministri i Ekonomisë Denys Kudin.
Ai tha se 75% e ndërmarrjeve në zonat e goditura nga lufta kishin ndaluar së funksionuari dhe shumica e ndërmarrjeve metalurgjike në Ukrainën lindore nuk po punonin.
“Kjo do të thotë se ne do të kemi më pak eksporte metalesh,” tha ai, duke shtuar se eksportet e metaleve përbënin një “pjesë të konsiderueshme” të eksporteve të përgjithshme të Ukrainës.
Mirëpo gjatë ditës së djeshme presidenti i Ukrainës Zelensky ka thënë se do ta rindërtojnë Ukrainën.
“ Duke parë përpara, ai thotë se pas luftës, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria tashmë është duke u bërë. “Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”.