1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E frikshme/ Ulet mosha mesatare e vdekjeve nga koronavirusi në vend, rreth 19% janë nën 60 vjeç

Rekomandime

Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid -19 po ulet teksa përhapja e pandemisë në vendin tonë po përhapet me ritme te shpejta, duke zbritur tek moshat e reja.

Sipas të dhënave zyrtare mbi statistikat e vdekjeve nga Ministria e Shëndetësisë, të përpunuara nga Monitor, me 15 korrik (me 101 jetë të humbura) mosha mesatare arriti në 67.8 vjeç, nga 71,2 vjeç që ishte në javën dytë të prillit (12 prill, me 23 jetë të humbura).

- Advertisement -

Që nga muaji i dytë i pandemisë e deri tani mosha e vdekurve nga Koronavirusi është ulur me 3.4 vite. Nga fillimi i korrikut fillimi i qershorit mosha mesatare është ulur me 1.3 vjet.

Ulja e moshës mesatare ka qenë e dukshme tek femrat. Më 15 korrik mosha mesatare grave që humbën jetën nga Covid-19 ishte 67.8 vjeç nga 77 vjeç që ishte në 12 prill, pas disa rasteve të moshave të reja që nuk e përballuar sëmundjen, siç ishin 49 dhe 21 vjeçarja që ndërruan jetë ditën e djeshme.

Ndërsa për meshkujt mosha mesatare është pothuajse e pandryshuar në rreth 68 vjeç.

- Advertisement -

Për herë të parë në 15 korrik, mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është më e ulët se atyre e meshkujve, ndonëse me një diferencë fare të vogël.

38% e rasteve të jetëve të humbura ishin femra dhe 62% meshkuj, në linjë me tendencën globale, ku burrat kanë një normë fataliteti më të lartë. Gjithsesi, pesha e femrave ka shënuar rritje, në raport me 33% që ishte në 19 qershor.

- Advertisement -

Ulja e moshës së mesatare pas heqjes së masave kufizuese erdhi për shkak të krijimit të një vatre infeksioni në spitalin Nënë Tereza, ku humbën jetën disa pacientë të rinj në moshë që po trajtoheshin më sëmundje të tjera, ndërsa u infektuan edhe me Covid-19.

Mjeku pneumolog, Ajet Braho thotë se, mosha mesatare e vdekjeve në vendin tonë ka ardhur me ulje pas heqjes së masave kufizuese, pasi edhe virusi ka prekur më se shumti moshat e reja. Sipas Statistikave të Institutit të Shëndetit publik, mosha mesatare e rasteve të konfirmuara me Covid -19 më 14 korrik ishte 46.5 vjeç. Me datën 22 prill mosha mesatare e të prekurve ishte 47.5 vjeç.

Të prekurit mbi 65 vjeç përbejnë vetëm 8 për qind e totalit të personave të prekur deri më datën 14 korrik. Tendenca e përhapjes dhe fataliteteve në moshat e reja është globale, thotë mjeku pneumolog Luan Dyrmishi. Teksa u mësua se virusi është fatal më së shumti në moshat e vjetra, kjo kategori rriti kujdesin dhe masat mbrojtëse, ndërsa të rinjtë u ekspozuan më shumë pas heqjes së masave, argumentoi ai.

Mjekët pohojnë se është e vërtetë që gratë në vend jetojnë më gjatë (pritshmëria në lindje e femrave në vend është vjeç, përkundrejt 77 të meshkujve), por gjithsesi gratë kanë një barrë më të lartë sëmundjesh edhe në moshë të re.

Vdekjet sipas grupmoshave, 19% janë nën 60 vjeç

Statistikat e vdekjeve nga Covid-19, tregojnë se grupmosha me fatalitetet më të larta është 60-69 vjeç, me 39% të jetëve të humbura. 27 për qind ishin në moshën 70-79 vjeç dhe 16% mbi moshën 80 vjeç.

Si rrjedhojë e humbjes së jetëve në moshat e reja, sidomos tek femrat, ka një rritje të peshës së fataliteteve nga Covid-19 të moshës nën 60 vjeç, që kanë arritur në gati 19% të total, nga 9% që ishte në 19 qershor.

Në Itali, ndonëse me një numër shumë të lartë fatalitetesh, pesha e vdekjeve te personat nën 60 vjeç, ndaj totalit është rreth 5%.

Vetëm 2% e rasteve në vend nuk kishin sëmundje shoqëruese. Sëmundjet shoqëruese që mbizotërojnë janë tensioni i lartë dhe diabeti. Në fakt, sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve në vend, me 50% të totalit.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2019 tregojnë se mesatarisht në vend, nga shkaqe natyrore humbën jetën në vend 21.9 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë. Më shumë se gjysma e tyre (32 në ditë) ndërruan jetë nga aparati i qarkullimit të gjakut (zemra, sulmi në tru etj). Nga tumoret humbën jetën rreth 10 persona në ditë (shih grafikun në fund).

Deri tani, niveli më i lartë i vdekjeve në vend nga shkaqe natyrore është shënuar në 2014-n, me 22.4 mijë persona dhe në 2017-n, me 22.2 mijë persona. Ndërsa në tremujorin e parë, niveli më i lartë u shënua në 2017-n. Monitor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit