Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit kanë thënë se kanë gjuajtur raketa në “qendrën strategjike” të Izraelit në qytetin kurd të Irakut, Irbil.
Dymbëdhjetë raketa goditën zonat përreth konsullatës së SHBA-së gjatë natës, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke plagosur një civil, tha qeveria rajonale e Kurdistanit.
Shtetet e Bashkuara thanë se asnjë amerikan nuk u plagos dhe se objektet e tyre nuk u dëmtuan nga sulmi.
#erbil #explosion pic.twitter.com/bMffdC9b84
— Rawchi (@Rawchihasan) March 12, 2022
Ushtria dhe qeveria izraelite nuk pranuan të komentojnë pretendimin iranian, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Zyrtarët kurdë kanë akuzuar Gardën Revolucionare se po përpiqet të përdorë propagandë “të pabazë” për të justifikuar shënjestrimin e civilëve.
Garda Revolucionare iraniane ka thënë se do të detyrojë Izraelin të “paguajë” për sulmin ajror pranë kryeqytetit sirian, Damaskut, të hënën, në të cilin u vranë dy zyrtarë të lartë iranianë.