1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

E fundit: Nuk do të ketë referendum në Luhansk për bashkim me Rusinë

Rekomandime

Kreu i komitetit të Dumës për çështjen e marrëdhënieve midis republikave post-sovjetike, Leonid Kallashnikov beson se tani nuk është koha e duhur për të mbajtur një referendum në të ashtuquajturin Republika Popullore e Luhanskut për bashkim me Rusinë.

“Unë nuk mendoj se tani është koha e duhur për këtë. Tani për tani, nuk ka nevojë të shqetësohemi për çështje të tilla, kur fati vendoset në front”, tha ai sot për agjencinë ruse të lajmeve TASS.

- Advertisement -

“ Ne nuk po ndërmarrim asnjë veprim për të mbajtur një referendum”, tha Kallashnikov, duke shtuar se qëllimi i tyre kryesor tani është “përfundimi i armiqësive”.

Ndërkohë, udhëheqësi separatist i Luhanskut, Leonid Pasechnik, u tha gazetarëve më herët se një referendum për bashkimin me Rusinë mund të mbahet në të ardhmen e afërt, në të cilin banorët do të votojnë për të.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit