Skuadra e Barcelonës e ka fituar ndeshjen e parë miqësore në prag të përgatitjeve për sezonin e ri, shkruan Gazeta inFokus.
Katalunasit e kanë mposhtur lehtësisht ekipin nga Liga e Tretë e Spanjës, Gimnastic me rezultat të thellë 4-0.
Tri nga katër golat për ‘blaugranët’ i realizoi sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj.
Këto ishin golat e parë e futbollistit shqiptar në fanellën e Barcelonës për ekipin e parë, pasi ai paraqitet për Barcelonën B.
Manaj u inkuadrua në lojë në minutën e minutën e 46’ dhe golat i shënoi në minutat (60’, 86’ dhe 90’).
Golin tjetër për ekipin e drejtuar nga Roland Koeman e realizoi Alex Collado në minutën e 85’.
Hat-Tricku i shënuar sot nga Manaj, mund ti ndihmojë atij që të ftohet për ekipin e parë në edicionin e ri.