Ai është i gjallë!
Haxhi Krasniqi, kampioni i botës në boks – i përkulet para veprës së lavdishme të ADEM JASHARIT.
Haxhi Krasniqi ka thënë se është i gatshëm edhe për duelin e revanshit me Dominic Boeselin, që gjermani e ka kërkuar pas meçit.
Rimeçi do të ndodhë, pasi është paraparë edhe në kontratë. Këtë e ka theksuar boksieri Krasniqi, dhe menaxheri i tij, Luan Dreshaj në konferencën e mbajtur në Prishtinë, të enjten.
Krasniqi 33-vjeçar tha se është i gatshëm për çdo duel dhe se nuk synon të ndalet vetëm me këtë të arritur.