-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“E ke turpëruar vetën”, Hoxhë Abazi i reagon Bogujevcit

Rekomandime

Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, tha se ajo ka vendosur t’i besoj shkencës dhe të bëhet nënë pa pasur një burrë.

“E mora fjalën vetëm për ti sqaru disa gjana pa dashur të futem në replika, mendoj që është ligj tepër i rëndësishëm e kemi diskutuar shumë herë në rrafshe të ndryshme, kur i rregullojmë gjërat në shoqërinë tonë sa e lehtë është të merret kur vendimet munden me derteminu për neve si gra qysh vendosim ta jetojmë ne jetën tonë, dicka që nuk parashihet me pjesën e burrave”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit.

- Advertisement -

Kjo deklaratë e saj ka nxitur reagime të shumta. Husamedin Abazi, hoxhë i njohur në Prishtinë, është treguar i ashpër me deputeten e VV-së.

Abazi ka shkruar se nëse zonja Bogujevci ka folur me vetëdije, atëherë e ka turpëruar veten.

Saranda, ende s’po besoj që pasi të kthjellesh nuk do ta demantosh veten?! Përndryshe, nëse me vetdije ke folur sot, atëherë ke turpëruar vetën dhe vetëm vetën!” – shkroi ai.

- Advertisement -

Bogujevci tha se nuk e ka pasur mundësinë që të ketë një burrë ose të dashur dhe ka vendosur të e përdor metodën shkencore që të ketë fëmijë.

- Advertisement -

“Unë po dua të jem e sinqertë dhe ta them edhe publikisht që përderisa unë nuk e kam pasur mundësinë të jem në lidhje apo të jem në lidhje martesore ose çfarëdo forme tjetër, kam dashtë të bëhem nënë edhe unë duhet të jem e limituar në bazë të asaj që e the vetëm pse një shoqëri mendon se një normë duhet të jetë në një formë të caktume”, tha ajo.

Bogujevci i beson shkencës: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit