2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E konfirmon ZRrE-ja: Tarifat e reja llogariten nga 9 shkurti

Rekomandime

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu ka konfirmuar se tarifat e reja të energjisë elektrike për personat që shpenzojnë më shumë se 800 kWh energji elektrike në muaj kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt të këtij viti.

Duke folur mbi kërkesën e KESCO-s që këto tarifa të aplikohen nga 1 marsi i këtij viti, Fejzullazhu tha se është detyrë e kësaj kompanie që ta implementojë vendimin sipas ZRrE-së.

- Advertisement -

Ne e kemi thënë edhe në mbledhje por e kemi thënë edhe në takimet që kemi pasur me ta që vendimi hyn në fuqi më 9 shkurt. Është obligim i KESCO-s që ta impletojë atë vendim sipas vendimit të ZRrE-së”, ka thënë ai.

Më tutje, kryesuesi i Bordit të ZRrE-së siguroi se për personat që konsumojnë deri në 800 kWh energji elektrike, s’do të ketë rritje të çmimit të energjisë.

“Ne edhe në raport i kemi përgjigjet që meqenëse Qeveria ka ndarë një subvencion prej 100 mijë euro. Ai ka ndikuar që të gjithë konsumatorët që konsumojnë deri në 800 kWh nuk do të kenë rritje apo do të faturohen me tarifat ekzistuese. Pra faturat e tyre do të kalkulohen duke përfshirë edhe zbritjen që ka rezultuar nga fondi apo subvencionimi i Qeverisë”, tha ai.

- Advertisement -

Fejzullahu këtë deklaratë e dha në një konferencë për media pas mbledhjes së bordit të ZRrE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit