1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E konfirmuar: Fluturakja e rrëzuar në Zagreb është prodhim rus

Rekomandime

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq foli për rrëzimin e një fluturakeje në Zagreb mbrëmjen e djeshme.

Plenkoviq që aktualisht ndodhet në Versajë, ku po zhvillohet një takim i liderëve botërorë për situatën në Ukrainë tha se ajo është prodhim i Rusisë.

- Advertisement -

“Ky është një avion i prodhuar nga Rusia. Sipas asaj që kemi tani si informacion, është një i prodhimit rus. Nuk dihet nëse ishte në pronësi të ushtrisë ruse apo ukrainase,” tha Plenkoviq, shkruan idex.hr.

“Dihet se ajo erdhi në Kroaci nga drejtimi i Hungarisë, dhe në Hungari nga drejtimi i Rumanisë. Ne e dimë se ajo fluturoi disa minuta mbi Kroaci dhe u rrëzua në Zagreb. Është mirë që askush nuk u lëndua dhe ra në një pjesë që nuk është as shtëpi e as ndërtesë, shërbimet po bëjnë anketa”, tha ai.

Plenkoviq tha se kanë kontaktuar edhe me palën ukrainase.

- Advertisement -

“Ne kontaktuam edhe palën ukrainase për të parë nëse ata kanë informacion se si ka arritur në Zagreb. Në çdo rast, të gjithë do të bëjnë çdo përpjekje për të përcaktuar arsyet e mbërritjes dhe prishjes së këtij avioni në Zagreb”, tha Plenkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit