2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

E krahasoi me Ivica Daciqin, Enver Hoxhaj i kundër përgjigjet Pacollit, ia thotë troç

Rekomandime

Zëvendëskryeministrit në dorëheqje dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nuk i ka pëlqyer fare fakti që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në emisionin DPT te Fidani, e ka krahasuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

- Advertisement -

Hoxhaj përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare ka thënë se Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me diplomaci, pasi siç thotë Hoxhaj, Pacolli si ministër i Jashtëm e ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Pacolli është i paaftë që të merret me diplomaci.

“Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës. Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, ka shkruar Hoxhaj, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme në dorëheqje, Behgjet Pacolli, në emisionin e së hënës tek DPT te Fidani, ka thënë se kur e ka dëgjuar Enver Hoxhajn të flasë për rrezikun e tërheqjes së disa njohjeve për Kosovën, i është dukur sikur po e dëgjon Ivica Daçiqin.

“Mu duk sikur e dëgjoja Daçiqin”, ka thënë Pacolli në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7. “Po më vjen keq…”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Ndër të tjera Pacolli ka thënë se nuk do të ketë tërheqje të njohjeve.

“Nuk ka tërheqje të njohjeve ashtu siç pretendohet”, ka këmbëngulur Pacolli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit