1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E la biznesin e shkoi për të Iuftuar në Ukrainë, kush është vullnetari amerikan

Rekomandime

Veterani amerikan James Vasquez aktualisht po Iufton në Ukrainë dhe poston rregullisht rrjetet e tij sociale përmbajtje të reja nga fusha e betejës.

Në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, Vasquez njoftoi se do ta linte biznesin e tij familjar dhe do të shpërngulej në Ukrainë.

- Advertisement -

“Është në gjakun e tij – kjo është ajo që i pëlqen ta bëjë. Ai bëri të njëjtën gjë më 11 shtator”, tha gruaja e tij.

Vasquez ishte rreshter në ushtrinë amerikane.

“Unë jam një veteran amerikan. Vendosa të shkoj në Ukrainë dhe të Iuftoj me ushtrinë ukrainase. Unë do t’i dokumentoj përvojat e mia në Twitter dhe kjo është arsyeja pse hyra në Twitter,” shkroi Vasquez.

- Advertisement -

Ai postoi një artikull të rremë në Twitter një javë më parë ku thuhej se se ai kishte vdekur dhe komentoi: “Më v.ranë përsëri”.

- Advertisement -

Vasquez tashmë ka mbledhur afro 243 mijë ndjekës në Twitter dhe sipas tij, shumë media duan ta intervistojnë. Kujtojmë, muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u bëri thirrje Iuftëtarëve të huaj që të ndihmojnë në mbrojtjen e vendit të tyre të rrethuar nga agresioni rus.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera janë interesuar të Iuftojnë për Ukrainën. Megjithatë, zyrtarët amerikanë po dekurajojnë qytetarët amerikanë që të udhëtojnë në Ukrainë për të Iuftuar.

Zëvendësministri i Brendshëm ukrainas Yevhen Yenin tha se shtetasit e huaj që dalin vullnetarë për të Iuftuar për Ukrainën do ta kenë të drejtën e nënshtetësisë ukrainase, sipas agjencisë kombëtare të lajmeve ukrainase Ukrinform.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit