Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi inskenoi një rast të grabitjes.
Të mërkurën Policia në Pejë ishte njoftuar se rrugën Deçan –Gjakovë, një person është i lidhur me litarë pranë një automjeti dhe se i janë grabitur 3 mijë euro.
Por hetuesit policor kanë zbuluar se ai e kishte inskenuar grabitjen vet.
Njoftimi i Policisë:
Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanë takuar viktimën, i njëjti është dërguar ne QKMF-Deçan për trajtim mjekësor, viktima ka deklaruar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij ne drejtim të Deçanit, është ndaluar nga tre (3) persona të maskuar dhe të armatosur të cilët sias viktimës i kishin grabitur para të gatshme në vlerë rreth tremijë (3000) euro.
Hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe lidhur me rast është informuar prokurori i shtetit për të koordinuar veprimet hetimore.
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga hetuesit, është vërtetuar- zbuluar se viktima tani i dyshuar ka paraqitur rrejshëm veprën penale të cilësuar si ‘Grabitje’.
I njëjti, nga personi viktimë për veprën ‘ Grabitje’, tani është i dyshuar për veprën penale ‘Deklarim i rremë’, dhe me vendim të prokurorit shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.