1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E madhe sa tri stadiume: Në Splitin kroat arrin aeroplan-mbajtësja e famshme amerikane, e pret admirali Kurt

Rekomandime

Në portin e Splitit në Kroaci, ka arritur aeroplan – mbajtësja e famshme amerikane, Harry S.Truman.

Zbritja e saj në Split, ka ndodhur me miratimin e qeverisë kroate.

- Advertisement -

Duke i uruar mirëseardhje aleatëve amerikanë, komandanti i ‘Eighth Strike Group’ admirali kroat, Kurt Renshov u shpreh se: “Kjo është mundësi e jashtëzakonshme për lundruesit që të njohin historinë e Kroacisë dhe të përjetojnë vendet pitoreske dhe kulturore të vendit tonë”.

- Advertisement -

Kurse komandanti amerikan i aeroplan-mbajtëses, Gavin Daff, theksoi se kjo vizitë në portin e Splitit “do të jetë vendimtare për të ripërsëritur vendosshmërinë tonë ndaj aleatëve të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë në Adriatik”.

Anija që u emërua sipas presidentit amerikan, Haryy Truman, është e gjatë mbi 300 metra dhe e gjerë 40 metra. Ajo përbëhet nga dy reaktor nuklearë dhe pa u rimbushur, mund të lundrojë deri qindra-mijëra kilometra.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit