Në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës që nga mëngjesi janë hapur dyert për homazhe.
Pranë arkivolit të 86 vjeçares po qëndrojnë performues nga ansambli “Shota”, derisa nderimet e fundit po përcillen me tingujt e këngës “Baresha”, të vet bilbilit të këngës shqipe.
Deri në orën 11:00 do të bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për të vazhduar pastaj me mbledhje komemorative, pastaj kortezhi me arkivolin e saj do të kalojë nga teatri deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën
Homazheve u është bashkusr edhe kabineti qeveritar me në lrye kryeministein Albin Kurti.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurtin ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.