Terence Crawford e ka mbrojtur titullin e botës në kategorinë gjysmë të mesme në WBO, pasi e mposhti Kell Brookun pas katër rundesh të shtunën në Las Vegas.
Ish-kampioni i botës në kategorinë gjysmë të mesme në IBF, Brook e mori një goditje dërrmuese nga dora e djathtë e amerikanit dhe mezi u çua në këmbë për ta vazhduar meçin në rundin e katërt, raporton Gazeta Express.
Crawford ia dha një varg grushtesh britanikut sapo ai u çua në këmbët e veta, duke e detyruar gjyqtarin ta ndërpriste meçin.
Kjo fitore nënkupton se 33-vjeçari është i pamposhtur në 37 meçet e tij deri tani.
Ai nuk ishte futur në ring që prej dhjetorit të vitit 2019, derisa Brook ishte rrahur në shkurt 2020.
? LEFT NO DOUBT ?@terencecrawford stuns Kell Brook with a big right hand and wastes no time closing the show in Round 4. Goodness … #CrawfordBrook pic.twitter.com/pvD56GdSdL
— Top Rank Boxing (@trboxing) November 15, 2020