5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

E moshuara serbe, banorja e vetme në fshat, shqiptarët i çojnë ushqim

Rekomandime

Al Jazeera ka sjellë rrëfimin e të moshuarës serbe që jeton e vetme në fshatin Vaganesh të Kamenicës dhe familjen shqiptare që kujdesen për të.

Marrëdhëniet e tensionuara ndëretnike dhe paragjykimet nuk e penguan shqiptarin, Fadil Rama që t’i sigurojë asaj ndihmën e nevojshme, nis rrëfimi i televizionit Al Jazeera.

- Advertisement -

Aty përshkruhet udhëtimi i Fadilit deri te shtëpia e të moshuarës dhe gëzimi në fytyrën e saj kur dikush i dërgon ushqim. E atë e bën vetëm Fadili, disa herë në javë, transmeton Reporteri.

Ajo mes lotësh thonë se e konsideron Fadilin si djalin e saj të tretë dhe nuk mund ta ndajë nga familja.

Komuna e Kamenicës iu ka siguruar familjes banim në qytet, djali i saj me babain e sëmurë ka shkruar, por e moshuara Vlladica nuk dëshiroi të ndahej nga fshati ku e kishte kaluar jetën. Kështu edhe ka mbetur e vetme në fshat.

- Advertisement -

Ajo thotë se më së shumti i mungon shoqëria, por se Fadili e përmbushë këtë zbrazëti. Kur ndahet me të ajo qanë dhe lutet për të.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit