Boksieri skocez Josh Taylor e ka nokautuar boksierin tajlandez Apinun Khongsong me një goditje dërrmuese në rundin e parë, për t’i mbrojtur titujt e botës në kategorinë e mesme në WBA dhe IBF.
Josh Taylor e goditi kundërshtarin e vet tajlandez me një të majtë brutale dhe e rrëzoi në dysheme, aq fuqishëm saqë Khongsong u desh të largohej nga ringu me barelë. 24-vjeçari ishte i pamposhtur deri para kësaj lufte.
Kjo fitore nënkupton se Taylor tani është një hap larg luftës me kampionin e botës në WBO dhe WBC, Jose Ramirez, në rrugëtimin e tij për t’u bërë kampion i padiskutueshëm i botës.
Skocezit iu deshën vetëm dy minuta e 41 sekonda për ta fituar këtë luftë.