Arsenali i dha fund serisë negative prej 9 ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat.
Londinezët fituan me përmbysje 3-1 kundër West Hamit në ndeshjen e fundit të javës së 16-të në Premier Ligë.
Të parët në epërsi kaluan “Hammers”, pas golit të Angelo Ogbonna.
Por në pjesën e dytë Arsenali shënoi 3 gola me Gabriel Martinelli, Pepe dhe Pierre Emerick Aubameyang.
Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin e përkohëshëm, Freddie Ljungberg. Skuadra e tij nuk kishte fituar që nga 6 tetori kur kishte mposhtur Bournemouthin 1-0.