eroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se për katër ditë janë realizuar 146 vajtje-ardhje aeroplanësh.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP’ja ka bërë me dije se përmes këtyre fluturimeve kanë ardhur në Kosovë rreth 12 mijë persona.
“Po përfundojmë orarin e punes duke ju informuar se realizuam planin për katër ditët që kishim parashikuar: Në 2, 3, 4 e 5 tetor kemi gjithsejt 20 mijë e 63 udhëtarë (12,001 ne arritje e 8,062 në shkuarje). Gjithsejt 146 vajtje-ardhje aeroplanësh në këto katër ditë!”, thuhet në postim.