-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E pabesueshme, Shqipërisë i ndahen plot 1.15 miliardë euro donacione

Rekomandime

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit të shkuar (26 nëntor) ka kaluar çdo pritshmëri. Në total janë mbledhur plot 1.15 miliardë euro që do t’i vijnë në ndihmë Shqipërisë.–

- Advertisement -

Një shumë prej 1.15 miliard euro në formë financimesh direkte, investimesh për ndërtime banesash apo rikonstruksione të infrastrukturës, granteve, huave apo mbështetjes për programe zhvillimi u grumbullua sot në mbrëmje në përfundim të Konferencës ndërkombëtare të donatorëve, e zhvilluar në Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit. Shuma e grumbulluar shkon përtej dëmeve të përllogaritura në 1.08 miliard euro.

Për Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi, i cili drejtoi sesionin ku secili vend pjesmarrës në konferencë ofroi kontributin e tij “ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të ditur se sa shumë e kemi për zemër”, tha Harvelyi

Kryeministri Edi Rama, në reagimin e parë menjëherë pas publikimit të shifrës tha se “kjo është përtej imagjinatës më të shfrenuar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit